CIA: Kim Xhong-un është politikan racional

Lideri koreanoverior Kim Xhong-un, është politikan racional, është fakt që SHBA-ja duhet të marrë parasysh në politikën e saj ndaj Phenianit, tha Jong Suk Li, zëvendësdrejtor i CIA-s i angazhuar për Korenë e Veriut.

“Kim Xhong-un është person racional. Në SHBA, shpesh nënvlerësohet konservatorizmi i tij.  Ai dëshiron të qeverisë gjatë dhe të vdesë në shtratin e tij”, theksoi eksperti i CIA-s në Korenë e Veriut.

Shumë zyrtarë amerikanë, përfshirë edhe presidentin Donald Tramp, e përshkruajnë Kim si “i çmendur” irracional.

Jong theksoi se Koreja e Veriut është mësuar të jetë në mbrojtje dhe kështu sillet, për shkak të historisë së saj dhe për shkak se është e rrethuar nga fuqitë e mëdha botërore.

“Koreja e Veriut është një organizëm politik që mbijeton falë konfrontimit”, thekson Jong.

Sipas tij, retorika luftarake e Kim dhe dëshira me çdo kusht, ta ruaj programin bërthamor të vendit të tij, nuk do të thotë se ai do të sjellë vendim irracional që të lansojë raketë bërthamore drejtë SHBA-së.

“Vendimi për të lansuar bombë atomike mbi Los Anxhelosin nuk është në interes të tij nëse dëshiron të mbijetojë”, tha Jong.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button