Pique i gatshëm të luajë për Spanjën pavarësisht kritikave

Mbrojtësi i klubit të Barcelonës, Gerard Pique tha de do të vazhdojë të luajë për kombëtaren e Spanjës në futboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Pique i cili mori kritika të shumta për mbështetjen që dha për pavarësinë e Katalonjës, në një konferencë për media foli për të ardhmen e tij në kombëtaren spanjolle.

Ai tha se në ditën e parë të stërvitjes së ekipit kombëtar ka marrë reagime me përmbajtje fyese nga tifozët.

“Nuk është e këndshme t’u nënshtrohesh fyerjeve dhe fishkëllimave. Gjithë këto janë gjëra të vështira për mua. Por, largimi nga kombëtarja i justifikon ata të cilët më fyejnë mua. Një mbështetës i pavarësisë mund të luajë në kombëtaren spanjolle. Të jesh pro pavarësisë nuk do të thotë që je kundër Spanjës”, tha Pique.

Futbollisti i Barçës dëshiron që me performancën tij ta ndihmojë aq sa mundet kombëtaren spanjolle.

“Unë mbaj fanellën e kombëtares për 15 vite. Ky vend për mua është si familje dhe njëra prej arsyeve të vlefshme që unë ta mbajë këtë fanellë është kjo. Unë ndjej mburrje të madhe që luaj në kombëtaren spanjolle. Askush nuk duhet të dyshojë për këtë”, tha 30 vjeçari Pique.

Pique, i cili dha mbështetje për referendumin e paligjshëm për pavarësinë e Katalonjës duke votuar dhe duke publikuar mesazhe nëpër rrjete sociale, tha se asnjëherë nuk e ka parë veten si militant dhe se nuk është penduar për atë që ka bërë.

Gerard Pique po ashtu theksoi se çështjet si referendumi për pavarësinë dhe mundësia e shpalljes së njëanshme të pavarësisë pas referendumit janë çështje politike dhe se nuk e interesojnë atë.

Duke i mohuar lajmet në mediat spanjolle se kapiteni i kombëtares spanjolle dhe i Real Madridit Sergio Ramos e ka kritikuar atë dhe raportet mes tyre janë prishur, Pique tha: “Kam raporte mjaft të mira me Sergion. Madje, ne do të bëhemi partnerë në sektorin e biznesit”.

Ylli i Barcelonës potencoi dëshirën e tij për largimin nga kombëtarja e Spanjës pas Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button