Duka: Nuk kemi ç’të humbim përballë Spanjës dhe Italisë

Spanja dhe Italia janë skuadrat e fundit me të cilat do të luajë Kombëtarja shqiptare në eliminatoret e Botërorit 2018
Presidenti i FSHF, Armand Duka ka dashur të jap mesazhin e tij për futbollistët e përfaqësueses për këto dy ndeshje, të cilat a ii konsideroi si sfida luksi, njofton TCH.

“Ndeshje luksi, sepse kanë një vëmendje maksimale të opinionit futbollistik. Lojtarët duhet t’i luajnë me minimumin e emocionit dhe me maksimumin e impenjimit. Janë dy kundërshtarë kampionë botë. Ne nuk kemi asgjë për të humbur, ndërsa duhet të japim maksimumin, duhet të tentojmë, të provojmë gjithçka”, tha Duka.

Presidenti foli edhe për trajnerin e Kombëtares, Panucci, të cilin e vlerësoi duke shtuar se shpreson se do të na drejtoi për në euro 2020.

“Duhet t’i japim kohën e duhur pasi sapo ka filluar si trajner. Ai është një njeri me goxha emër të madh, me shumë energji dhe besoj se do ta ndihmojë ekipin kombëtar drejt kualifikimit drejt Euro 2020”, u shpreh Presidenti i FSHF.
Kombëtarja shqiptare do të përballet më 6 tetor me Spanjën, ndërsa sfida me Italinë do të luhet më 9 tetor në Shkodër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button