Reisi dekoron fituesin e garave Kuranore

Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi e priti në selinë e Rijasetit fituesin e Vendit të Parë në garat Kuranore që u mbajtën në Zagreb, Hafëz Eljesa ef. Asanin, i cili me vete kishte sjelle edhe diplomën, apo dëshminë e fitores në këtë garë prestigjioze.

Me këtë rast, në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin e tij personal, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi i dhuroi pllakatë me një Kuran të Artë në shenjë mirënjohjeje për Hafëzin e respektuar i cili emrin e BFI-së e ngriti në piedestalin më të lartë në këto gara tradicionale.

Nga ana tjetër, Fituesi i vendit të parë në garat kuranore Eljesa ef. Asani e falënderoi Reisul Ulemanë, për tërë përkrahjen dhe mbështetjen që ia ka dhënë gjatë periudhës së kaluar e posaçërisht besimit, për ta përfaqësuar BFI-në gjithandej nëpër Botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button