KE ka dërguar pyetësor për ministrat e Qeverisë së Maqedonisë

Qeveria në seancën e djeshme i ka informuar të gjithë ministrat se më 28 shtator ka mbërritur letër nga Komisioni Evropian në të cilën kërkohet që secila ministri të bëjë mini pyetësor që duhet të shërbejë për përgatitjen e raportit më të ri të KE-së për progresin e vendit.

“Ministrat janë informuar se ka mbërritur letër me rekomandime për të vepruar lidhur me mini pyetësorin për secilën ministri në veçanti që duhet të shërbejë si material informativ për formim të raportit më të ri të Komisionit Evropian për progresin e vendit në procesin e realizimit të qëllimit, kthimin e rekomandimit për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian”, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Bohsnjakovski.

Ai theksoi se edhe në të kaluarën mini pyetësorët e këtillë kanë qenë të rregullt, ndërsa pyetësorin e fundit e kemi pasur në vitin 2005.

“Për momentin kjo nuk është obligim vetëm për ne, por për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Mini skriningu për punën e Qeverisë duhet të përfundojë deri më 17 tetor. Përgjigjet nga ai duhet të shërbejnë si material informativ për formim të raportit më të ri të KE-së për progresin e Republikës së Maqedonisë”, shpjegoi Boshnjakovski.

Në seancën e djeshme është marrë vendim që të gjithë ministritë të dorëzojnë informata për rregulloret dhe praktikat e tyre për pagesa të kompensimit për punë plotësuese dhe jashtë orarit për nëpunësit nëpër ministritë të angazhuar në këshilla dhe komisione. Qëllimi është që të konfirmohet gjendja faktike në cilën ministri si rrjedh procedura, cilët rregullatore i kanë në fuqi dhe se çka fitojnë të punësuarit në bazë të rregulloreve.

“Kjo informatë duhet të shërbejë si bazë për konfirmim të parimeve dhe të bëhet analizë se çka, si dhe pse është praktika momentale, të konfirmohen të gjithë mospërputhjet, nëse ekzistojnë, dhe të veprohet në mënyrë parandaluese për pengim të disa situatave të cilat në opinion janë karakterizuar si dukuri negative”, tha Boshnjakovski dhe shtoi se pas analizës së bërë do të ndërmerren hapa plotësues.

Qeveria dje e ka shqyrtuar edhe rekomandimin për participim në shpenzimet për përkujdesje, edukim, pushim dhe rekreacion të fëmijëve në institucionet publike për fëmijë.

“Vendimi për participim u dedikohet prindërve kryefamiljarë të cilët kanë të ardhura nën pagën mesatare. Ky është rekomandim dhe për momentin Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën sondazh të gjendjeve. Në qoftë se është e mundur masa do të duhet të vendoset menjëherë pas përfundimit të analizës”, theksoi Boshnjakovski dhe shtoi se pavarësisht vendimit prindërit kryefamiljarë do të fitojnë disa lirime të caktuara ose tërësisht do të lirohen nga pagesa e kompensimit për kopshte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button