Ngritja dhe rënia e kombeve

Selim Ibraimi

Në botën klasike qytet-shtetet ishin fillimi i organizimit të parë politik social dhe ekonomik. Rrethimi i qytet-shteteve me murre të larta të mbrojtura mirë nga ushtarë të gardës perandorake përbënin një ndër shtyllat e polisit. Marrëdhëniet ndërkombëtare të botës antike kryesisht ishin të lokalizuara në një hapësirë të ngushtë të sistemit të atëhershëm. Shenjat e para i gjejmë në Babiloni dhe deri në Maqedoninë antike.

Në vijim në disa faza, sistemi ndërkombëtar ishte multipolar. Rënia e Fenikasëve, Kartagjenës, Greqisë, Ilirëve, Romës, Bizantit dhe njëkohëisht shfaqja e e shenjave të para të rënies së Perandorisë Osmane në Ballkan dhe humbja e disa luftërave në Mesdhe nga flota osmane, i dhanë një trend të  ri zhvillimit politik dhe social Europës Perëndimore.

Procesi reformues dhe ndarja nga kisha ishin një ndër hapat e parë të hapjes së shoqërisë përëndimore.

Teknologjia në rritje, revolucioni industrial, depërtimi i barrutit në Europë dhe një varg zbulimesh tjera si nga europianë t dhe nga bota islame sollën një trend të ri në fund të Mesjetës. Paqja e Vestafalisë e vitit 1648 e nënshkruar në Munster të Gjermanisë nxiti një rend të ri ndërkombëtarë.

Nikola Machiavelli, Tomas Hobbsi, David Hjumi me idetë progesive të organizimit të shtetit i dhanë një kuptim të ri politikës.

Kalimi nga sistemi i principatave në shtet-komb nuk ishte i lehtë dhe lufta 100 vjeçare në Europë bashkë me 30 vite konflikt të pandërprerë për dominim në truallin Europian i rritën ndenjat nacionale për shtete kombëtare. Revolucioni në Francë dhe Kongresi i Vjenës i dhanë një shtytje ngjarjeve politike drejt nacionalizmit modern.

Një paqë u arrit në mes fuqive europiane të dala nga Kongresi i Vjenës, ndërsa Bashkimi i Gjermanisë në vitin 1871 e transformoi nacionalizmin.

Ballkani i ndodhur në mes dy vlimeve nuk arrti ta përjetojë zhvillimin industrial dhe me këtë shkëputja nga Perandoria Osmane ishte më e vështirë pasi popullata e përzier nuk ishte e gatshme për ndryshime.(vazhdon)

BURIMI: Cssd-ngo.org

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP