Danielsson: Kosova të plotësojë kriteret e fundit për liberalizim të vizave

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, mbeten dy kushtet e fundit për tu plotësuar, në mënyrë që Kosova të sigurojë liberalizimin e vizave, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, transmeton REL.

“Kriteret janë të njohura publikisht dhe ne këshillojmë që të shikohet se si të adresohen këto kritere. Kjo i takon Qeverisë së Kosovës. Nga ana jonë, zotimi është i qartë. Një hap është kryer. Komisioni (Evropian) është i gatshëm që të bëjë rekomandimin për liberalizim të vizave, sapo të kryhen këto çështje”, tha Danielsson.

Deklaratat e tilla, zoti Danielsson i ka bërë sot pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin kanë nisur Programin për Reforma Ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button