Teatri Shqiptar Shkup sot nis tetorin e artë kulturor (FOTO)

Teatri Shqiptar Shkup, me shfaqjet teatrore “Darka e thërrimeve”, “Shfaqja që shkon mbrapsht” dhe “G” për artdashësit e tij sot do të nis tetorin e artë kulturor, njofton Portalb.mk.

Duke filluar nga sot, 9 tetor, ora 20:00, në Qendrën Teatrore të Fëmijëve do të shfaqet “Shfaqja që shkon mbrapsht”.

10 tetor dhe 19 tetor, ora 20:00, në Qendrën Teatrore të Fëmijëve shfaqet “Darka e thërrimeve”

23 tetor, ora 20:00, në Teatrin e Komedisë shfaqet “G” sipas vargjeve satirike të Gjergj Fishtës.

Nga Shkupi, Teatri Shqiptar Shkup do të lëviz në Kosovë.

Prishtinë, më 20 tetor, në ora 20:00 do të shfaqet “Darka e thërrimeve” kurse në Ferizaj, më 24 tetor, në ora 20:00 shfaqet “G” sipas vargjeve satirike të Gjergj Fishtës.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standingShfaqja “Darka e thërrimeve” në regji të Qendrim Rijanit vjen me mesazhin për thërrimet e jetës së kaluar, thërrime të cilat përpiqemi t’i bashkojmë dhe gëlltisim saher që ne përballemi me dashurinë e humbur, me përvojat e së kaluarës fëmijërore dhe njollat që ajo le në pavetëdijën tonë. Ne shpërfaqim të metat dhe komplekset tona edhe në të ardhmën, se raporti ndërprindëror përcakton edhe raportet tona ndërpersonale në të ardhmën, se gjykimet e të tjerëve janë pikësynimi jonë jetësor dhe se përpjekja për të kuptuar se kush ka faj e kush ka të drejtë kur shkëputet një lidhje dashurie edhe pse ndjenjat kanë hov të madh, janë probleme që në pah nxjerr luftën ndërmjet inferioritetit dhe superioriteti tonë në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Ajo shpërfaqet në një darkë ndërmjet aktorit Luran Ahmeti dhe aktores Armenis Nokshiqi.

133608835Shfaqja që shkon mbrapsht” është komedi në regji të Agon Myftarit e këtu tentohet të shtjellohet dilema se: Kush kë e vrau e kush kë e tradhtoi? Kush i pari e kush i dyti? A ra zilja me vonesë apo dera u hap me kohë? Po a u shua dashuria apo nuk ekzistoi kurrë? A u humb shikimi apo nuk ishte fare aty? Po a duhej të ishte akuza për të bërtiturën apo bërtima fillimisht? A është nata në fillim e apo e fikmja e dritës? të cilat te publiku ngjallin ndjenjën se asgjë realisht nuk shkon mbarë. E të gjitha këto dilema tentohen të zgjidhen nëpërmjet aktorëve: Adem Karaga, Dritëro Ame, Vjollca Bekteshi Hamiti, Ibrahim Xhemaili, Besfort Idrizi, Fisnik Zeqiri, Aida Elezi dhe Asdren Selimi.

Shfaqja "G" sipas veprës satirike nga Gjergj FishtaShfaqja “G” sipas vargjeve satirike në regji të Sulejman Rushitit shpalos problemet e keqqeverisjes, politikanë të padenjë për veten dhe shoqërinë, emërime funksionarësh në baza farefisnore dhe miqësore, drejtorë shkollash që nuk dinë shkrim e lexim, kryeministër që mban pas vetes persona të cilët përsërisin fjalët e fundit të tij në deklarata me një tonalitet intrigues, gruaja “cuca” e cila me sinqeritet përpiqet të ndërgjegjësojë politikanët dhe atdhedashuria e cila del nga identiteti fals. Luhen nga aktorët: Adem Karaga, Genci Mirzo, Blerim Dardhishta, Fisnik Zeqiri, Dritëro Agolli si dhe dy aktoreve Vjollca Bekteshi Hamiti dhe Aida Elezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button