Reprezentacioni i Maqedonisë fluturoi për Torino

Reprezentacioni futbolllistik i Maqedonisë, është gati për ndeshjen me Italinë në kuadër të kualifikueseve për Botërorin Rusi 2018. Të përzgjedhurit e Igor Angellovskit dje zhvilluan seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë kompleksin sportiv të FFM-së, ku i gjithë ekipi ishte i kompletuar, pasi me ta u bashkëngjitën edhe Ezgjan Alioski dhe Stole Dimitrievski.

Ekspedita e Maqedonisë me të arritur në Torino do të ketë stërvitje të lehtë, ndërsa të enjten zhvillon seancën e plotë para sfidës me italianët.

Azurët janë favoritë të mëdhenj në duelin ndaj reprezentacionit të Maqedonisë, por seleksionuesi italian Xhampero Ventura ka probleme me formacion. Fillimisht Verati dhe Belloti kishin mbetur jashtë ekipit shkaku i lëndimeve, ndërsa tani është mëse e sigurt se edhe veterani Danielle De Rosi do të jetë mungesë për këtë ndeshje. Në vend të Bellotit dhe De Rosit, Ventura ka ftuar Roberto Galjarinin e Interit, ndërsa  ftesë ka marrë edhe Brajan Kristante i Atallantës

Takimi Itali-Maqedoni do të luhet të premten në stadiumin Olimpik të Torinos me fillim në orën 20:45. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button