Nobeli shkon për “valët gravitacionale”

Nobeli i sivjetshëm i fizikës i shkoi tre shkencëtarëve amerikanë që zbuluan valët gravitacionale të universit, të parashikuara nga Albert Einstein përpara 100 vjetësh, por të diktuara për herë të parë vetëm 14 shtatorin e 2015-s.

Pritshmëritë për njohjen e punës se Rainer Weiss, Kip Thorne dhe Barry Baris ishin të medha, e ne fund, Komiteti i Nobelit nuk zhgënjeu.

“Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vendosi që çmimin e fizikës për këtë vit t’ia japë gjysmën Rainer Ëeiss dhe gjysmën tjetër ta ndajnë mes tyre Barry Barish dhe Kip Thorne, që të gjithë ata pjesëtare të bashkëpunimit LIGO-Virgo. Akademia citon për këtë vendim kontributet thelbësore të detektorëve të Ligo-s në vëzhgimin e valëve gravitacionale”, tha sekretari i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Suedi, Goran Hansson.

Valët gravitacionale përshkruhen si tërheqje dhe shtrëngime që ndodhin në materialin hapësirë-kohë kur objekte të mëdha marrin shpejtësi. Deformimi i hapësirës që rezulton nga shkrirja e dy vrimave të zeza u diktua fillimisht nga laboratori amerikan Ligo dy vjet më parë, çka shënoi dhe pikën kulmore të një kërkimi shumëdekadësh. Tre raste të tjera janë zbuluar që prej atëherë bashkë atë që fitoi përcaktimin “zbulimi i shekullit”, Ligo, pranë të cilit punonin dhe tre laureatët e këtij viti.

Me këtë zbulim, laboratori me dy instrumente gjigante, njërin në Uashington dhe tjetrin në Luiziana e justifikoi më së miri ekzistencën e vet.

Weiss do të marrë gjysmën e 1 milionë dollarëve që vijnë me çmimin prestigjoz, ndërsa dy shkencëtarët e tjerë do të ndajnë mes tyre gjysmën tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button