Fillon Edicioni i 13-të i filmit të ri gjerman

Me filmin e shpërblyer gjerman “Çik” të regjisorit gjerman Fatih Akin, sonte në kinemanë “Milenium” do të hapet Edicioni i 13-të i Festivalit të filmit të ri gjerman në të cilin do të shfaqen edhe dhjetë tituj filmik bashkëkohor nga kinematografia gjermane.

Pas hapjes së sotme, në të cilën fjalim do të ketë ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni Tomas Gerberij, festivali nga nesër, 5 tetor, e deri në përfundim më 9 tetor do të mbahet në kinemanë “Frosina” në Qendrën kulturore për të rinj.

Në programin e festivalit janë: filmi komiko-satirik “Ai është sërish këtu” në regji të David Vnent, drama “Përshëndetje nga Fukushima” në regji të Doris Derit, trileri mistik shkencoro-fantastik “Ne jemi batica” në regji të Sebastian Hilgerit, tragjikomedia “Toni Erdman” në regji të Maren Ades, filmi për fëmijë “Aventura e Nelit” në regji të Dominik Veselit, filmi për fëmijë dhe të rinj “Në lartësi të njëjtë” në regji të Joahim Dollhopfit dhe Efi Golbrunerit, drama “Koha e kanibalëve” në regji të Johanes Naberit, drama “Herbert” në regji të Tomas Shtuberit dhe drama “24 javë” në regji të Ane Zohra Berahedit.

Përveç në Shkup, këtë vit filmat nga festivalit do të mund t’i shikojë edhe publiku nga Tetova, Manastiri, Prilepi, Ohri, Velesi, Kavadari, Shtipi dhe Strumica.

Në Qendrën për kulturë në Ohër festivali do të fillojë më 7 tetor dhe do të zgjasë deri më 10 tetor. Në Qendrën për kulturë në Prilep filmat do të shfaqen nga 12 e deri më 14 tetor, në Qendrën për kulturë në Manastir nga 12 e deri më 15 tetor. Në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip nga 23 e deri më 27 tetor, në Qendrën për kulturë në Kavadar nga 24 e deri më 27 tetor, në “Loja” në Tetovë nga 25 e deri më 27 tetor, në Qendrën për kulturë në Strumicë nga 1 e deri më 3 nëntor dhe në Teatrin në Veles nga 3 e deri më 5 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP