Drama e bixhozit dhe degradimi i një vendi

Në një pasdite, fillim vjeshte ishte, isha ulur në “ballkonin” e një bastoreje, ku shërbehet kafe dhe kisha bërë porosinë. Dhe aty po mendoja rreth bixhozit, fakti sesa prezent është ai në jetën e shqiptarëve dhe sesi përthithet kaq lehtë nga ana e një popullate e cila përjeton për çdo ditë varfërinë e se mënyrë të vetme të jetesës shikon vetëm bixhozin, shpëtimin për njerëzit e shumtë të këtij vendi, të cilët mendojnë se paraja mund të vijë nga qielli dhe se mund të mbajnë deri familjet me paratë që potencialisht mund të marrin te ai që ka pronësinë e bizneseve të tilla. Le të kuptohemi, bixhozin e luajnë edhe sheikët, edhe të pasurit, të cilët kanë vërtetë pasuri dhe çështja ndryshon te ta dhe ndryshon në vendin tonë.

Gjë e mirë nuk është në asnjërën pjesë, por ata luajnë për qejf, si të thuash e bëjnë për argëtim, e nuk luajnë për bukën e gojës së fëmijëve, sikundër bëhet me popullin shqiptar, që endet nëpër rrugët e |Tiranës dhe të Shqipërisë e se shpëtimin e gjen te lotaritë e te kazinotë. Në fakt, nëpër lotari dhe nëpër kazino, të rinjtë sidomos, por edhe mosha të tjera i dërgon edhe halli. Duke mos pasur asnjë lloj mundësie tjetër të punësimit, duke e pasur të pamundur të kenë një punë normale, shqiptarët zhyten brenda një bote që kujton se e ke nën dorë, por se në fakt të ka ty shumë në dorë. Shoqëria shqiptare ka degraduar edhe për shkak të këtij fenomeni dhe të tjerë të ngjashëm. Varfëria bën që shqiptarët të shkojnë në këtë lloj rruge qorre, që ecën dhe nuk dihet se në çfarë vendi përfundon. Qeveria e vendit në vend se të punojë, duke bërë fusha sporti për të rinjtë, për moshat e reja sidomos se aty nis e ardhmja e futbollit të kombit, hapen bastore pa fund, në çdo pesë lokale i ke bastore dhe se kjo është lemeri, të vësh duart në kokë. Kam parë me sytë e mi, në një rrugë te Zogu i Zi janë tre bastore që janë thuajse rresht. E tmerrshme. Kaq shumë njerëz që luajnë në to dhe kaq shumë persona të depresionuar ka kjo shoqëri, që po degradohet për shkak të politikave. Teksa po mendoja për këto, pranë meje vjen një burrë në moshë të mesme dhe zhvilloj një bisedë me të. Burri më tregoi sesi kishte pasur shumë shokë të cilët kishin pasur edhe pozita dhe se ishin rrënuar tërësisht nga bixhozi. “Po bixhozi është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë si një sëmundje. Për shembull bastoret janë si kërpudha pas shiut dhe se këtë gjë e dimë shumë mirë ne. Kjo ndodh edhe për shkak se askush nuk punon këtu për një fushë sporti, diçka me vlerë, por ku të të zhvasin. Por edhe më rëndë është bixhozi me kazino.

Në Shqipëri është tmerr i madh dhe arsyen ta them unë. Këtu shumë marrin ata që kanë kazinotë dhe pak lojtarët. Këtu përqindja e fitimit të mundshëm për lojtarin është shumë e vogël në krahasim me vende të tilla si Mali i Zi apo Kroacia. Unë jam viktimë i kësaj loje. Bashkë me djalin e luanim fuqishëm dhe kemi lënë aty para sa të humbasësh toruan. E lamë më në fund, pasi është si sëmundje. Unë jam mirë dhe bëj një jetë relativisht të rregullt tani, se u largova. Shokët e mi, ca kanë kryer edhe vetëvrasje se linin shumë para në lotari, kurse ca ishin të zhytur deri në fyt me borxhe. Situata ka qenë, mbetet dhe do të vazhdojë të jetë e rëndë”, tha burri dhe për një hop po mendohesha thellë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button