Isnifaris Xhemaili: Pushteti i mëparshëm më bëri hi

Bariu më i popullarizuar në Maqedoni, Isnifaris Xhemaili, vendosi që për herë të parë pas shumë viteve të paraqitet në publik për televizionin Telma. Ai tregoi se ka qenë në burg për shkak se nuk ka pranuar që të jetë dëshmitar i mbrojtur dhe siç thotë “të merr në qafë 22 shpirta”, përcjell Portalb.mk

“Ishte padretësi që më mbyllën, që ma morrën pronën. Pushteti i mëparshëm më bëri hi”, theksoi Xhemaili.

Ai i është nënshtruar presioneve të fuqishme për të qenë dëshmitar i mbrojtur, por nuk ka pranuar. Ai shton se familja e tij ka vuajtur shumë nga gjithë kjo situatë dhe është sjellë në gjendje të rëndë, mes tjerash ankohet edhe për pensionin, thotë se ka shtatë vitë që është ne pension po nuk e merr atë të plotë. Ka folur edhe për njohjen e tij me ministrin e mëparshëm të drejtësisë Mihajllo Manevski.

“ E njoh që nga viti 1973 si zëvendës të prokurorit publik. Prej atëher ka diçka tjetër që deri tani nuk e kam thënë në publik, por për shkak të atij rasti që atëherë ai e bëri, më vonë në të njëjtën mënyrë me rastin “Stanet” donte të më shfrytëzojë mua, që t’i marr në qafë 18 gjylatës, tre prokurorë publik dhe Vllado Buçkovskin. Atëherë thash le të më mbajnë përjesëisht në burg, por nuk do të marr në qafë persona të tjerë, vetëm e vetëm që të jem dëshmitar i mbrojtur”- deklaroi Xhemaili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button