#Debatpërnime, problemi i ujit në Strugë: Ja çfarë premtojnë kandidatët (VIDEO)

Qyteti i Strugës ka sistem të vjetërsuar të ujësjellësit me gypa “asbest” dhe ka mungesë të ujit të pijshëm. Autoritetet komunale deri më tani nuk kanë arritur që ta zgjidhin këtë problem esencial për struganët, që  sidomos në stinën e verës, jetojnë në afërsi të ujit, e po e shohin gazepin për t’u furnizuar me ujë të shëndetshëm dhe të pijshëm, njofton Portalb.mk.

Ja çfarë premtojnë kandidatët:

Vasill Ashtallkoski – LSDM

“Zgjidhja për sistemin e ujësjellësit është që të rikonstruohet tërësisht. 1 milionë e gjysë deri në 2 milionë do të duhet të zgjidhet problemi. Do të shohim mundësinë për investime”.

Ziadin Sela – Aleanca për Shqiptarët

“Sela premtoi se Komuna e Strugës do të bëhet me 4-5 mini hidrocentrale. Do të duhet të bëhet rrjeti i ujësjellësit, do ta bëjmë si komunë e strugës rikonstruimin, ndërkaq do të shohim që ta bëjmë me partneritet privat”.

Lëvizja BESA – Lavdrim Elmazi

“Njerëzit nuk dijnë të menaxhojnë. “Proaqua” e merr ujin e Zotit falas dhe del në fund në humbje. Do të vendosim menaxher në Proaqua e jo njerëz politik. Në vitin e parë të qeverisjes, do ta rregullojmë. Para ka dhe investitor, ka investitor nga Japonia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button