Fitorja e sigurtë!

Kjo është fjalia që ku te dilni gjatë kampanjës parazgjedhore, me kënd të flitni, pa marrë parasysh nga cili tabor politik që është kandidati, e thonë me gojën plotë. Po sa shumë mjete kishte pasur në disponim institucioni i quajtur kryetarë komune (KK)! Për tu habitur, aq më tepër se sa pak kanë bë për paratë që i kishin pasur.

Kishin pasur fonde nga Zvicra, nga Banka Botërore, nga qeveria reformiste dhe jo reformiste, nga buxheti e nga tatimi, nga donacionet dhe dotacionet. Por ama fati i keq i institucionit KK jemi ne, njerëzit të cilët nuk dimë të iu gëzohemi sendeve të vogla, një drurit të mbjellë (druri simbolizon një korpë mbeturinash, një rrugicë të bekatonizuar…), një drurit pas të cilit fshihet pylli investimeve (pylli simbolizon deponinë, ujësjellësin) i cili është i dukshëm vetëm ne sytë e institucionit KK.

Unë kam përmend njëherë se ardhja e refugjatëve nga Kosova asokohe, ishte fatkeqësi për ato, por ama neve këndej ka Pollogu na i hapi sytë. Shume nga ju mund te mos dakordohen dhe duhet të mos dakordohen, se ky është vetëm mendimi im. Por na u deshën nja 16-17 vjet që te vij një motër kosovare të na testoj, sa na janë hapur sytë; uroj të kemi kaluar testin në sytë e saj.

Nga debati i shumëmunguar në periudhën pluraliste, i munguar për nga karakteri ndryshe, Portalb na solli gazetaren e Kosovës, erdhi Jeta Xharra – motra nga Kosova, që të sigurohet se na janë hapur sytë dhe të merr guxim për ti “kap” në qosh, bashkëbiseduesit, them në qosh sepse pyetjet nuk ishin të mësuara përmendësh që të japin përgjigje të mësuara përmendësh. Aq më tepër në qosh nga mungesa e ndonjë “zhuto kombe” nuk kishin arrit ti përgjojnë bisedat në mes Jeta Xharrës dhe popullit, se cilat pyetja do I parashtroje.

E dini kur betohen ushtarët në kohë lufte është shumë ndjenja emotive dhe me atdhedashuri, për shembull si ushtarë… betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të atdheut dhe do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës/paqes dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem”, ose “…do të jem ushtar besnik i popullit tim, luftëtar i denjë, trim e i disiplinuar, do të jem i gatshëm në çdo kohë e vend dhe nuk do të kursej as jetën time për mbrojtjen e interesave të vendit tim.

Por të betohesh para opinionit se do i mbash premtimet si i /e pari/a e bashkësisë tënde ku jeton, është një kafshatë e vështirë për tu kapërdyer dhe ky betim është më me peshë edhe se betimi i një ushtari, pasi që ushtari mund te vritet dhe gjithmonë do përkujtohet nëpër përvjetorë, nga i gjithë kombi, që paraqet nder shumë të madh, por nuk e shef më dot me sy; kurse ju të nderuar kryetarë të komunave, ka gjasa të “vriteni” dhe mos të përkujtoheni, por ama gjithmonë deri sat ë jeni gjallë do duhet të ballafaqoheni me të thënat dhe të bëmat ë juaja, nëse jo me neve, votuesit, atëherë me veten tuaj sa herë të shikohen në pasqyrë edhe para të afërmve tuaj. Për këtë arsye ju përgëzoj për kurajën që mbrëmë u betuat se do i mbani premtimet dhe uroj që mos na dëshpëroni. Se populli nuk harron!

Se Tetova ka shpresë të kaloj nga niveli i komunave të rangut zhglë, në komunë moderne, pa marrë  parasysh a do e udhëheqin zonja apo zonja (citoj Jeta Xharrën), dëshmon fakti se tani më problemet kanë dal prej ndër cergë. Tani më pa marre parasysh a u pastrua deponia dje, para dy javësh apo sot, secila qeverisje komunale që do duhet të merr vendim për, mos dhashtë zoti, krijimin e një deponie tjetër, do duhet të mendohet dy herë, sepse tani më Tetovarët e bënë publike se çka nuk duan.

A do fitoni ti apo kundërkandidati yt, ka pak rëndësi. Me rëndësi është se na keni dhënë legjitimitet të ju thërrasim zëdhënësit 24/7, se do i keni ju edhe ato telefonat e hapur, do ju vijmë në konak sa herë që do kemi nevojë për sqarim se ku deh si harxhohen mjetet nga taksat tona, se u betuat për këtë, do dimë gjithçka për vendin e punës tuaj e që është komuna jonë. Ne do ju shkruajmë në e-maila sa herë që nuk do bëjë dritë lampioni i ndriçimit publik, sepse ne për këtë paguajmë rregullisht, ne do ju vijmë te dera e zyrës të shkumosur sa herë që nuk do mundemi të shpërlahemi nga mungesa e ujit, sepse ju u betuat se ujë do ketë 24/7. Më besoni se ndoshta populli nuk mban mend 99 të mirat nga 100, por 1 të keqe se harron asnjëherë, kështu që mos u habitni nëse një ditë para derës së zyrës suaj gjeni nja 4-5 kontejner amvisërie plot erë kundërmuese plot me mbeturina sepse 10 dite nuk janë pastruar, sepse ju u betuat se kjo nuk do ndodhë.

Së fundmi uroj të fitosh ti, kryetar i ardhshëm i komunës së Tetovës, sepse pas gjithë këtyre premtimeve dhe betimeve e meriton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button