Tre raste të reja të të sëmurëve nga fruthi

Tre raste të reja me fruth nga e ashtuquajtura deponi Tregu i shumicës janë regjistruar javën e kaluar me çka numri i përgjithshëm është gjashtë persona të hospitalizuar, ndërsa nga muaji i kaluar e deri më tani numri i përgjithshëm i të sëmurëve paraqet 11, deklaroi sot dr. Zharko Karaxhovski nga Instituti për shëndet publik, anëtar i Komisionit për sëmundje ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Theksoi se të gjithë gjashtë personat janë izoluar në Klinikën infektive dhe janë larg mundësisë për bartje të kësaj sëmundje mes popullatës.

“Pas njohurisë për të gjitha këto raste, ekipet nga Qendra për Shëndet Publik dhe nga Instituti për Shëndet Publik ishin në terren dhe kryen vaksinim masiv të të gjithë personave të cilët iu nënshtruan, ndërkaq të cilët nuk ishin vaksinuar gjatë periudhës së kaluar. Në Shkup dhe në Republikën e Maqedonisë gjithsej janë vaksinuar 1.932 raste, prej të cilëve 1.352 janë vetëm në Shkup në javën e kaluar. Ata janë persona të cilët nuk ishin vaksinuar, ndërkaq me kërkim aktiv të gjetur në territorin dhe janë vaksinuar”, theksoi Karaxhovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button