Mostra nga Kodeksi i gazetarëve të Maqedonisë deri te të gjitha mediat të regjistruar në ASHMAA

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka dërguar mostra nga Kodeksi i gazetarëve të Maqedonisë deri te të gjitha mediat e regjistruara në Agjencinë për shërbime mediale audio dhe audivizuale.

Kodeksi i SHGM-së u miratua në vitin 2001 dhe për herë të parë u shpërnda deri te të gjitha mediat në vend. Për shkak të ngjarjeve të fundit dhe zgjedhjeve të ardhshme lokale, është paraqitur nevoja nga prezantimi i tij i sërishëm. Si edhe në profesionet tjera, ashtu edhe në gazetari, parimet etnike bazohen në vlerat bazë të profesionit dhe standardeve në të cilat përputhen çdo profesionist. Me respektimin e këtyre 17 parimeve dhe vlerave etnike, gazetarët ndërmarrin përgjegjësi për informacionet të cilat i transmetojnë, pavarësisht për cilin medium punojnë”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.

SHGM-ja konsideron se në këtë mënyrë mund të kontribuojë në luftën me lajmet e rreme dhe propagandën mediale me promovimin e standardeve etnike gjatë raportimit.

Kodeksi i gazetarëve i Maqedonisë është përpunuar në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, vllahe, rome dhe angleze, ndërsa do të dorëzohet deri te të gjitha mediat përkatësisht në gjuhën në të cilën punojnë, në kuadër të projektit “Rrjeti i gazetarëve për liritë mediale”, të financuar nga ana e BE-së, informon SHGM-ja.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button