Panucci “izolon” Kombëtaren, testohet Koliçi

Risia e madhe e stëvitjes së të martës të Kombëtares për fazën përgatitore për ndeshjen kundër Spanjës ishte testimi i portierit Enea Koliçi, njofton Top Channel.

Koliçi iu bashkua kuqezinjëve pas dëmtimit të Thomas Strakoshës dhe u përzgjodh nga trajneri Christian Panucci për ta zëvendësuar atë.

Koliçi u stërvit bashkë me Hoxhën dhe Berishën dhe për dy sfidat e radhës kundër Spanjës dhe Italisë do të jetë në dispozicion të trajnerit Panucci.

Ndërkohë, Ansi Agolli dhe Elseid Hysaj vazhduan stërvitjen të diferencuar për shkak të problemeve të vogla fizike ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ishte e plotë.

Ashtu siç ka paralajmëruar, Panucci ka dashur që vëmendja mediatike të mos depërtojë deri në detajet më të vogla të seancës stërvitore, duke i hapur dyert për mediat vetën në 15 minutat e para dhe më pas është fokusuar tërësisht te puna me grupin që do të rrisë ritmin në këtë seancë pasi ndeshja e Alicantes po troket dhe skuadra duhet të jetë fizikisht dhe moralisht gati për t’i bërë ballë një prej ekipeve më të forta të planetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button