Çfarë do të ndodh me trafikun në Tetovë? Ja çfarë premtojnë kandidatët (VIDEO)

Kandidatët për kryetarë të Tetovës, kandidati i Aleanca për Shqiptarët (ASH), Adnan Neziri, i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Bardhyl Dauti, i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kandidatja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Teuta Arifi, sot në #Debatpërnime njëzëri premtuan se do të zgjidhet përfundimisht problemi me trafikun në Tetovë, raporton Portalb.mk.

Ai i ASH-së, premtoi parkingje në kate.

“Do ta bëjmë transportin publik, do të kemi kërkesë deri te pushteti qendror. Është punë që do të realizohet, do të realizojmë parking në katër kate tek Veroja, te biblioteka dhe kjo do të zgjasë nga viti i parë deri në vitin e tretë të mandatit”, tha Neziri.

Ai i PDSH-së premoti katër parkinge nëntoksore.

“Katër parkingje nëntokësore. Në Qendër të Tetovës, te Gjykata, te Veroja dhe te Tivoli. Rrugët do të asfaltohen të gjitha, sekondaret do të zgjerohen kurse rrugët terciare do të bëhen një korsi”, tha Dauti.

Ndërkaq ai i BESA-s tha se: “Ne kemi identifikuar 10 lokacione dhe aty do të instalojmë parkingje”, tha Kasami.

Ajo e BDI-së, nuk premtoi parkingje por zgjerim të atyre zonale, A dhe B.

“Ne veçmë kemi bërë themelimin e ndërmarrjes publike por që ajo nuk ka arritur të hyjë në funksion pasi që nuk kemi pasur autobus, kërkesa është refuzuar nga Ministria. Premtoj zgjerim të parkingut zonal, A dhe B gjatë vitit të parë të mandatit”, tha Arifi.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Kallxo.mk dhe TV Art Chanell.

LEXO: #Debatpërnime tetovarëve u solli premtime të shumta me afate e mënyra (VIDEO)
LEXO: Çfarë do të ndodh me trafikun në Tetovë? Ja çfarë premtojnë kandidatët (VIDEO)

LEXO: Fabrikë reciklimi apo stacion selektimi? Ja si do të zgjidhet problemi me mbeturinat në Tetova
LEXO: Kandidatët e Tetovës, për katër vjet do të miratojnë më shumë se gjysmën e kërkesave për legalizim

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button