Një delegacion i Doganës së Kroacisë për vizitë në Maqedoni

Një delegacion i Drejtorisë Doganore të Republikës së Kroacisë i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm dhe ndihmësministër i Financave, Hërvoje Çoviq, prej sot e deri më datën 4 të këtij muaji do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë vizitës zyrtare do të shqyrtohen mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit më intensiv, me interes të veçantë për marrjen dhe këmbimin e përvojave në drejtim të afrimit të punës doganore drejt Unionit Doganor të BE-së, por edhe lehtësimit dhe zhvillimit të ekonomisë, veçanërisht tregtisë dhe transportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button