Fillon testimi i makinave pa shoferë

Ideja për makinat pa shoferë, e hedhur vite më parë ndoshta si një nga teknologjitë dominuese të së ardhmes, siç duket po bëhet realitet. Tani po testohen pajisjet teknologjike të nënshtruara krejtësisht ndaj kontrollit kompjuterik.

I njohur për idetë origjinale në këtë fushë “Google” më në fund po realizon projektinn e makinave pa shoferë. Firma e njohur ka filluar të testojë mjetet duke përdorur hartat e “Google Maps”.

Makinat të cilat kanë dalë tashmë në rrugët e Nevadës minimizojnë ndjeshëm mesataren e aksidenteve automobilistike. Këto makina mund të shkojnë në vendin e kërkuar duke përdorur rrugën më të shkurtër me anë të hartave online. Nëse hyn në një rrugë e cila nuk figuron në hartë makina ia lë kontrollin shoferit.

Sistemi i përdorur mund të përdoret dhe tek makinat normale. Pra pas stabilizimit të servisit çdo njeri mund ta integrojë shumë lehtë sistemin në makinën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button