U hap festivali gastronomik ICE2017 në Shkup

Në verarinë Kamnik në Shkup sot u hap Festivali gastronomik ICE2017 (Innovative Culinary Experience) që do të mundësojë të njihen katër kuzhina internacionale, në gjashtë master klase të posaçme trajnimi dhe gala mbrëmje, i prezantuar prej gjashtë master shefave, gjashtë shefave dhe gjashtë kuzhinierëve të rinj.

Ideja për këtë ngjarje është e shefit Mark De Jong, ndërsa qëllimi i saj është master shefat të vijnë në Maqedoni ta ndjejnë traditën dhe kulturën përmes recetave burimore kuzhiniere nga vendi, si dhe të këmbehen përvoja dhe teknika të reja inovative nga kuzhina. Ngjarja është e mbështetur nga shoqata Macedonian Multiethnic  Culinary Chefs – ММCC.

Në festival marrin pjesë master shefat Ralf Menegini, Stefan Pjer, Rodrigo Durdan. Erdem Dirbali, së bashku me anëtarët e organizatës profesionale të kuzhinierëve – MMCC, shefat Dejan Karapeev, Boban Simonovski, Zoran Majnovski, Zoran Andonovski, Nikolla Mishkovski dhe Mark De Jong.

Në kohën e lirë pjesëmarrësit në festivalin e parë gastronomik në Maqedoni dhe rajonin me të gjerë do të kenë mundësi të njihen me bukuritë e vendit, por edhe ta provojnë ushqimin e Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP