Hapet programi i viza lotarisë për vitin 2019, mund të aplikoni

Programi i viza lotarisë për vitin 2019 do të jetë i hapur për regjistrim më 3 tetor 2017, e martë, në ora 18:00, dhe do të mbyllet më datë 7 nëntor 2017, e martë, në ora 18:00, njofton Portalb.mk.

Aplikuesit mund të gjejnë formularin elektronik për lotarinë si dhe të gjitha udhëzimet në ueb faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov.

  • Aplikimi për këtë program është pa pagesë.
  • Ruani faqen tuaj të konfirmimit elektronik pas përfundimit të aplikimit për të kontrolluar më tej statusin e aplikacionit.
  • Duhet të mbani kopje të numrit unik të konfirmimit, të paktën deri më 30 shtator 2019. Ky numër është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse jeni selektuar.
  • Duhet të regjistroheni me fotografi të re, të bërë brenda gjashtë muajve të fundit. Nëse përdorni fotografi të vjetër do të diskualifikoheni.
  • Mund të bëni vetëm një regjistrim.
  • Më 1 maj 2019 duhet të kontrolloni nëse jeni zgjedhur.
  • Stejt Departamenti nuk do t’ju kontaktojë përmes email-it.
  • Nëse merrni email ku thuhet se keni fituar, mbani mend që ai email është mashtrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button