VETĖM ATA…

Me tė vėrtetė jemi lodhur nga zhurma propagandistike antishqiptare qė vjen nga Serbia.

Nuk kalon ditė e zotit pa dėgjuar ndonjė shpricer – kukamė e klithma epike, qė i bie shoviniste, nė televizionet serbe tė Serbisė e tė Serpskės. Natyrisht arsye s’ka, sepse serbėt nė Kosovė jetojnė njėqind herė mė mirė se serbėt nė Serbi, po besa edhe nė Serpska. Ndonjėherė dėgjohet ndonjė pėrgjigje nga mediat shqiptare tė Kosovės, por kėto pėrgjigje janė tė buta, shumė tė buta. Po tė bėjmė njė krahasim midis kukamave e klithmave epike serbe dhe pėrgjigjeve tė mediave shqiptare tė Kosovės, atėherė kukamat e klithmat epike serbe (kuptohet antishqiptare) janė si kafshimi i kobrės, ndėrkaq pėrgjigjet e mediave shqiptare janė sikur shpuarja e kėmbės me njė ferrė manze. Shqiptarėt kur kėndojnė – mediat e tyre shkruajnė gjerė e gjatė kinse shqiptarėt u bėrtasin serbėve, se i ndjekin, shqiptarėt kur flasin mediat e tyre thonė se serbėve u bėhet presion “nė baza gjuhėsore”, kur serbėt shkojnė tė nxjerrin ndonjė dokument e, helbete, ndodh qė nėpunėsi ta pyesė shqip, t’u thotė urdhėroni, ēfarė deshėt, mediat e tyre do tė shkruajnė se serbėve u mohohet gjuha e tyre, kur ndonjė gazetari shqiptar i shpėton tė shkruajė ose tė thotė se nė Kosovė tre ose pesė pėrqind e popullsisė janė serbė, mediat serbe thonė se serbėt fyhen nė atdheun e tyre duke u trajtuar si minoritet, kur ndonjė politikan shqiptar e pėrshkruan hollėsisht tė vėrtetėn pėr serbėt, me djetra pėrgjigje pa periz e plot fyerje vijnė nga mediat serbe. Nga ana tjetėr plot shkrimtarė serbė kanė bėrė njė zot e di sa tregime e libra tė angazhuar ku, kuptohet, glorifikohen serbėt e tallen shqiptarėt, pėrqeshen pa karar dhe “portretizohen” si njerėz qė janė nėn vijėn e kuqe tė  inteligjencės normale. Njeriu nuk mund ta thotė asnjė mendim, mė drejtė asnjė tė vėrtetė pėr kishėn serbe, sepse menjėherė shqiptarėt en bloc do tė akuzohen si kundėrshtarė tė krishterimit, si xhihadistė, si joevropianė, kurse serbėt “do tė dalin” si mburojė e krishterimit, si popull me trashėgimi tė lashtė dhe se kjo trashėgimi me “vlerat mė tė larta” evropiane qenka e rrezikuar nga shqiptarėt, tė cilėt mediat serbe dendur i quajnė shiptari, njė fjalė qė ka konotacion negativ, fyes, pėrbuzės. Kur dikush nga gazetarėt tonė e pėrkujton ndonjė episod nga terrori serb nė luftėn e fundit, kur ndonjė historian i rrallė shkruan pėr okupimin serb njėqindvjetėsh tė trojeve etnike shqiptare dhe pastrimet etnike qė kanė bėrė ata, atėherė alarmohen mediat dhe kori i politikanėve serbė qė kanė detyrė shtetėrore tė bujnė ose mė mirė tė themi tė rrinė zgjuar e tė fabrikojnė ēmos vetėm e vetėm mos tė harrohet urrejtja ndaj shqiptarėve. Dhe, fillon marshi nacionalist i mediave dhe i politikanėve ku theksohet se:

Vetėm ata janė tė drejtė nė kėtė botė e askush tjetėr dhe me kėtė rast shqiptarėt dalin mė tė kėqijtė

Çdo fjalė qė thuhet, çdo fjalė qė shkruhet pėr pėrpjekjen e shqiptarėve pėr ta çuar pėrpara shtetin dhe shtetėsinė e Kosovės, mediat dhe politika serbe i sheh “si urrejtje tė gjithēkaje qė ėshtė serbe”. Ata nuk e durojnė askėnd qė ėshtė i ndryshėm nga ata. Ata, nė bazė tė asaj qė lexojmė e dėgjojmė nėpėr mediat e tyre,  natė e ditė mendojnė pėr hakmarrje kundėr shqiptarėve (dhe kundėr botės perėndimore). Ata i evokojnė dhe i thėrrasin shpirtrat e Drazha Mihajloviēit, tė Rankoviēit, tė Andriēit, tė Nediēit, Garashaninit, Ēubriloviēit dhe tė tė gjithė ēetnikėve, oznistėve, kosistėve dhe udbashėve qė tė kthehen me kama nė Kosovė e nė viset etnike shqiptare. Ata oficerėt famėkėqij serbė tė cilėt gjatė tė ashtuquajturės tėrheqje tė ushtrisė serbe nėpėr Shqipėrinė e munduar bėnė krime lufte i mbajnė pėr heronj. Ata e urrejnė perėndimin e mbahen evropianė. Vetėm nacionalizmi i tyre ėshtė i shėndetshėm, vetėm ata kanė tė drejtė tė jenė patriotė, vetėm ata kanė tė drejtė tė jenė tė kulturuar, vetėm ata kanė tė drejtė tė jenė pronarė tė tokės e tė qiellit. Vetėm ata!…

Fatkeqėsisht institucionet dhe mediat e Kosovės heshtin e  s’i pėrgjigjen kėsaj histerie, nuk  tregojnė atyre se shqiptarėt janė angazhuar ta bėjnė Kosovėn njė shtet human, tolerant, tė krijojnė vlera tė shėndetshme dhe njė shtet ku do tė ēmohet iniciativa dhe ndėrmarrėsia e do tė oetė hapėsirė tė barabartė veprimi pėr tė gjithė, pa marrė parasysh pėrkatėsinė kombėtare, fetare, gjinore e ēfarė do pėrkatėsie tjetėr.

Natyrisht model i ndėrtimit tė kėtij shteti nuk do tė jetė Serbia.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button