Investimet e drejtpërdrejta greke në Maqedoni në gjysmën e parë të vitit arrijnë 2,86 milionë euro

Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Republikën e Maqedonisë në gjashtë muajt e parë të vitit arrijnë 2,86 milionë euro. Me këto të dhëna, Greqia u gjend në vendin e shtatë mes investuesve të huaj në vend, publikoi Naftemboriki.

Gazeta thekson se të dhënat i ka siguruar Byroja për lidhje dhe Byroja për çështje tregtaro-ekonomike të Greqisë në Republikën e Maqedonisë.

Në shkrim theksohet se investimet greke në Maqedoni në gjysmën e parë të vitit 2017 janë më të mëdha në krahasim me vitin e kaluar.

Në vitin 2016 shuma e përgjithshme e investimeve ka qenë 0,96 milionë euro. Në vend të parë të investimeve të huaja në Maqedoni është Austria me 27,3 milionë euro, thekson Naftemboriki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button