Si do të zgjidhet halli me rrugët e ngushta e ndërtimet e egra? Premtojnë kandidatët e Çairit (VIDEO)

Në debatin e djeshëm të “Jeta në Maqedoni”, kandidatët për kryetarë të Komunës së Çairit, Idriz Orana nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Faruk Avdiu nga partia Aleanca për Shqiptarët (ASH), Visar Ganiu nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Zeqirija Ibrahimi nga BESA, premtuan se nëse ata bëhen kryetarë, do të kemi zgjerim te rrugëve, do të legalizohen ndërtime pa leje, do të ndërprehen punime e ndërtimeve të egra dhe se nuk do të lejojnë që gjatë mandatit të tyre të kemi uzurpim të hapësirave të gjelbëra, shkruan Portalb.mk.

“Sa i përket ndërtimeve pa leje do të jem i pakompromis. Të gjithë ato që e njohin personalitetin tim, e dijnë se atë që e premtoj edhe e realizoj. Të gjitha ndërtimet që kanë kaluar limitin do të shemben. Do të lirohemi nga këto ndërtime të egra”, premtoi Orana.

Ndërkaq kandidati i ASH-së, Faruk Avdiu premtoi se kjo do të ndodh në tremujorin e parë të qeverisjes së tij.

“Jam decid, në tremujorin e parë do të stopohen ndërtimet e mëdha. Do të hapim procesin e revidimit te denacionalizimit se si kanë ardhur ato pronarë t’i uzurpojnë parqet dhe t’i ndërtojnë këto ndërtesa të larta. Do të shikohet se a janë paraparë të gjitha procedurat për ndërtim. Qytetarët kanë dhënë para të mëdha, nëse shkojmë në rrënim, do të duhet t’ju sigurojmë strehim familjeve. Kjo do të bëhet së bashku me këshillin e komunës”, premtoi Avdiu.

Kurse kandidati i BDI-së, Visar Ganiu tha se për ndërtesat pa leje do të vendos ligji.

“Për ndërtesat pa leje do të vendos ligji i cili është në fazë përfundimtare për legalizim pas së cilit vjen edhe revidimi i të gjitha planeve detaje urbanistike të cilat vijnë komfor planit gjeneral urbanistik që e sjell Qyteti i Shkupit e jo Komuna”, premtoi Ganiu.

Edhe kandidati i BESËS, Zeqirija Ibrahimi premtoi se do të punojnë në këtë problem.

Kanidati i ASH-së, Avdiu tha se: “Nëse unë bëhem kryetar do ta rrëzojë ndërtesën Titanik siç njihet në Çair, pasi që edhe ashtu kulmi iu rrëzua nga era e lehtë”.

Ndërkaq për problemin e rrugëve të ngushta, e vetmja zgjidhje që u dha nga kandidatët është që të ndërtohen parkinge duke evituar parkimin e veturave në këto rrugë.

Orana tha se: “Janë dy lokacione të lira dhe aty do të ndërtoj parking”. Ibrahimi premtoi se “Parking do të ketë në tërë lagjet e Çairit”, kurse Ganiu tha se: “Parkingje janë paraparë të ndërtohen në Bit Pazar te Xhamia e Isa Beut, në ish qendrën tregtare Çairasja kurse do të përfundoj edhe faza e tretë e parkingut nëntokësor në Sheshin Skenderbej”. Asnjëri nuk dha shifra konkrete se sa para do të kushtojnë nëse realizohen këto premtime.

Kandidati i ASH-së, Faruk Avdiu premtoi se për të shmangur këtë tha se: “Në rast se gjatë mandatit tim niset ndonjë ndërtesë pa leje, unë do të jap dorëheqje”.

Përndryshe, këto premtime u dhanë dje në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Kallxo.mk dhe TV Art Chanell.

LEXO: Kandidati i BDI-së premton renovim të shkollave e çerdhe në Çair (VIDEO)
L
EXO: Kandidati i ‘Besa’: Arsimtarët në Çair jetojnë nën presion të BDI-së (VIDEO)

LEXO: Faruk Avdiu: Kolegët nuk guxojnë të ma bëjnë ‘Like’ (VIDEO)
L
EXO: Orana: Do të përballem me ‘Mafinë Urbane’ në Çair (VIDEO)

Premtimet për planin urbanistik fillojnë nga minuta e 17.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button