“Kumanova”, 3 milionë euro shpenzime gjyqësore

Nëse 37 të akuzuarit e Kumanovës shpallen fajtor për veprën për të cilën akuzohen dhe nëse gjykata vendos që harxhimet gjyqësore t’i paguajnë të kryerësit e veprës, atëherë të akuzuarit do të duhet që të paguajnë mbi 3 milionë euro. Në shumicën e rasteve të akuzuarit paguajnë shuma simbolike në rast se konstatohet se nuk e kanë gjendjen mirë financiare, shkruan Alsat M, njofton Portalb.mk.

“Nëse sjellin dëshmi se kanë probleme financiare, atëherë mund të paguajnë vetëm në formë simbolike”, deklaroi Asmir Alispahiç, avokat në rastin e Kumanovës.

Për një seancë gjyqësore vetëm Ministria e Punëve të Brendshme ka harxhuar 50 mijë euro, ndërsa për 60 seancat e zhvilluara janë harxhuar rreth 3 milion euro. Në luftimet në Kumanovë me 9 dhe 10 maj të vitit 2015 jetën e humbuni 8 prestarë të policisë ndërsa mbi 40 të tjetër morën lëndime trupore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button