Sulm terrorist në Kanada – një burrë ka tentuar me automjet t’i godasë njerëzit në vendkalimin për këmbësorë

Të paktën pesë persona janë lënduar pasi një burrë i panjohur me automjet ka tentuar të hyjë në mesin e njerëzve në një rrugë në Edmonton në Kanada.

Policia kumtoi se rastin është duke e trajtuar si sulm terrorist.

Patrulla e policisë ka ndaluar një automjet gjatë kontrollit rutinor, por i dyshuari është arratisur dhe me automjetin ka tentuar që t’i godasë këmbësorët. Më pas me thikë e ka sulmuar një polic dhe është arratisur. Një pjesë e dëshmitarëve okularë pohojnë se në automjet ka pasur flamur të SHI-së. Policia ngriti hetim antiterrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button