Kanada, dënohet me 9 vite pas tentativës për anëtarësim në DEASH

Gjykata në Kanada ka dënuar me nëntë vite burg një person që dëshironte t’i bashkohej organizatës terroriste DEASH në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata në qytetin kanadez Quebec dënoi 29 vjeçarin Ismael Habib me nëntë vite burg për shkak të tentimit të braktisjes së vendit me qëllim që t’i bashkohej kësaj organizate terroriste.

Gjykatësi Serge Delisle deklaroi se Habib shumë mirë i dinë qëllimet dhe metodat të cilat i përdor organizata terroriste DEASH. “I dënuari bëri përpjekje që t’i bashkohet DEASH-it në Siri”, tha gjykatësi Delisle.

Prokurori Francois Blanchette tha se Habib ka mbështetur ideologjinë e DEASH-it, dhe për këtë nuk pendohet. Sipas tij, ky vendim i gjykatës paraqet porosi të qartë për ata që mendojnë të anëtarësohen në DEASH.

Avokati i Habib-it, Charls Montpetit, pohon se klienti i tij dëshiroi të braktis vendin për të vizituar familjen që gjendet jashtë vendit. Montpetit po ashtu pohon se nuk ekzistojnë dëshmi se Habib tërësisht është person i radikalizuar, as që paraqet rrezik për shoqërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button