Boks cilësor që premton shkëlqimin e këtij sporti

Sot në palestrën e sportit “Enver Idrizi” në Çair, u mbajt xhiroja e dytë e Ligës së boksit të Maqedonis ku organizator teknik ishte KB Shkupi, ndërsa pjesëmarrës ishin këto klube: Çairi, Bargalla, Shkëndija no Limit,Ternipe, AS, Pink Panter, Uneverzalec, Ileri dhe Aperkat.

KB Shkupi u paraqit me pesë boksier, ku tre prej tyre u ngjiten në ring Jasin Lama në kategorinë e seniorëve fitoi Allmir Nurishovin me TKO në rundin e dytë, Omer Iseni mposhti kundërshtarin e tij Viljams Manevski, ndërsa vlen të theksohet që boksieri i ri nga KB Shkupi Rijat Ajdini i cili u ngjit për herë të parë në ring edhe pse tregoi boks cilësore me vendim të gjyqtarëve ndeshjen e fitoi kundershtari i tij Ejdin Jashar.

Naser Haruni trajner i KB Shkupi është shprehur i kënaqur si me organizimin poashtu edhe me paraqitjen e boksierëve të tij: “Jam i kënaqur nga paraqitja e boksierëve tanë, por më vjen keq për Hurmet Jonuzin dhe Suhjeb Imerin të cilët nuk kishin kundërshtarë. Unë jam i bindur se edhe ata do të arrinin fitore. Dua që publikisht të falënderoj publikun ton i cili në mënyrë shumë korrekte i përcolli të gjitha luftërat, duke duartrokitur të gjithë fituesit”, ka thënë Haruni për PORTALB.mk

Ndërkohë KB Çairi në këtë xhiro u paraqit me 10 boksier, por vetëm shtatë prej tyre kishin kundërshtar, duke shënuar tri fitore. Enkas për PORTALB.mk ka folur trajneri Faton Saliu i cili së bashku me Skender Jahiun janë trajner të licencuar nga Federata AIBA, mes tjerash ka thënë: “ Edhe pse Alimi i cili është pa përvojë, tregoi luftë të mirë dhe ishte pak më i mirë se kundërshtari i tij që ka shumë përvojë të madhe dhe ishte fitues i “Gongut të Artë”, Goce Janveski, po ne si klub u dëmtuam nga referat. Elmedin Istrefi i cili është kampion i Maqedonisë edhe kësaj radhe nuk pati kundërshtar. Por përsëri si klub jemi të kënaqur me paraqitjen e kësaj xhiro. Klubi jon udhëheq në vend të parë në Ligën e parë të Maqedonisë, ndërsa në ligën e të rinjve me këtë paraqitje kalojmë në vend të dytë. Ne si klub synojmë që në dy ligat të fitojmë titullin kampion”, është shprehur Salihu.

KB Çairi
KB Çairi

Xhiroja e tretë do të mbahet me 8 shtator ku organizator është KB Ternipe, ndërsa turneu do të zhvillohet në sallën e Fakultetit të edukatës fizike, ndërsa renditja tabelore pas xhiros së dytë do të publikohet të hënën nga Federata e Boksit të Maqedonisë./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button