Ëmbëlsirë me vetëm tre përbërës: topthat prej çokollate OREO!

Nëse jeni në dijeni të ardhjes së miqve në shtëpi, e dëshironi t’i surprizoni me diçka ndryshe, atëherë sugjerimi më i mirë e më i thjeshtë, pa patur nevojë për ndezje furre apo përzierje të lodhshme, është pikërisht ëmbëlsira OREO, e cila do t’ju shndërrojë në heroinën e të ëmblave. Mjafton të këni në kuzhinë çokollatë të zezë, Philadephia Cream Cheese (e ëmbël) dhe biskota Oreo, e do ta shihni se pa humbur shumë kohë, do të përgatisni atë, që familja dhe miqtë tuaj do kërkojnë gjithmonë ta realizoni, shkruan Bordo.al. Mjafton të ndiqni udhëzimet e recetës së mëposhtme:

Përbërësit:

250g Philadelphia Cream Cheese

250g biskota të thërmuara Oreo

225g çokollate e zezë e shkrirë

Përgatitja:

Bashkoni kremin Philadelphia me copëzat e thërmuara të biskotave, e përziejini mirë ato. Merrni nga dy lugë gjelle nga masa e formuar, në mënyrë që të krijoni toptha me përzierjen. Vendosini në një tavë të mbuluar me letër kuzhine, dhe futini në frigorifer. Lërini rreth tre orë, deri sa masa të bëhet e qendrueshme.

Në një enë kuzhine, vendosni copëzat e çokollatës së zezë, e më pas futini në mikrovalë, në mënyrë që të shkrijnë. Pas kësaj, kujdesuni ta zieni çokollatën për një minutë, deri sa të formohet një masë mesatarisht e lëngshme.

Pasi të kenë kaluar orët e duhura, nxirrni tavën me topthat e formuar nga frigoriferi, dhe lyejeni secilin me çokollatë. Vendosini në të njëjtën tavë, e zbukurojini përsipër me thërime biskote. Lërini në të ftohtin e frigoriferit gjatë natës, e shijojini të nesërmen e ditët në vijim…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP