Kulla e Big Ben-it, dyfishohet kostoja e riparimeve

Kostoja e riparimit për kullën që mban Big Ben-in e famshëm të Londrës, është dyfishuar në 69 milionë euro. Në pranverë 2016, kostoja e vlerësuar për rinovimin e kullës Elizabeth, ishte përllogaritur në 33 milionë dollarë, por autoritetet thonë se projekti është më kompleks dhe i gjerë nga sa ishte parashikuar, transmeton Top Channel. 

Koha e vlerësuar për përfundimin e punimeve mbetet e njëjtë me projektin, që do të finalizohet brenda katër vitesh dhe deri atëherë, Big Ben do të heshtë.  Kambanat e tij ranë për herë të fundit më 21 gusht të këtij viti.

Studime vazhdojnë të bëhen për të përcaktuar shkallën e riparimeve, edhe pse shumë çështje stukturore janë identifikuar tashmë. Kulla e ndërtuar në 1859-ën dhe e rinovuar për të fundit herë në 1985-ën, ka çarje në kollonat e gurit dhe ndryshk në strukturat e saj të metalta.

Ora e madhe po ashtu do t’i nënshtrohet riparimeve, veçanërisht tek akrepat dhe mekanizmat e saj. Rinovimi do të fokusohet edhe tek përmirësimi i kushteve të sigurisë nga zjarri në monumentin ikonik.

Kostoja shtesë e rinovimit ka ndezur kritikat e pjesëtarëve të parlamentit, ndërkohë që edhe përdoruesit e twitter-it kanë reaguar ashpër me shumë prej tyre që i referoheshin tragjedisë së kullës Grenfell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button