Promovohet pulla postare „75 vite nga lindja e Muhamed Ali-së“

Promovimi i pullës postare „75 vite nga lindja e Muhamed Ali-së“ korrespondon me ndeshjet e boksit nga xhiroja e dytë e ligës së boksit të Maqedonisë.

Gjatë promovimit të pullës postare, drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë  Faadis Rexhepi theksoi se „Byroja e filatelisë së Postës së Maqedonisë po shënon personalitete dhe ngjarje të rëndësishme të jetës publike si nga vendi ashtu edhe nga Bota. Dhe se sporti gjithmonë ngjallë interes të madh tek koleksionistët, njoftojnë nga Kabineti i drejtorit.

Padyshim që edhe legjenda e boksit Muhamed Ali është një nga personalitetet të cilët me të drejtë ndodhet në pullën postare në botimet e Byrosë së filatelisës së Maqedonisë. Pullë kjo e cila do të jetë pjesë e koleksioneve të pasura të filatelive vendore dhe atyre botërore, ku koleksionistët e apasionuar sigurisht që do të dëshironin ta kishin edhe këtë pjesë të vogël letre.

Drejtori i përgjithshëm Rexhepi nënvizoi gjithashtu se dëshiron që vlerat e kësaj legjende të jenë udhërrëfyes për të gjithë boksierët e rinj në zhvillimin e karrierës së tyre.

поштенска марка

Në promovim morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Çairit.Izet Mexhiti dhe kryetari i Federatës së Boksit  Igor Zllatkov.

Pulla postare me vlerë nominale 86 den në tirazhë prej 6003 ekzemplarëve është vepër e disenjueses nga Byroja e filatelisë së Postës së Maqedonisë Larisa Zhivkosvska Donev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button