Shkëndija, Shkëndija dhe vetëm Shkëndija

Skuadra tetovare Shkëndija, nuk ka të ndalur në kampionatin vendor, duke shënuar dhe fitoren e tetë me radhë në nëntë javë, ndërsa ka vetëm një barazim dhe ky është një rezultat që deri më tani nuk e ka arritur asnjë skuadër në kampionatin e Maqedonisë.

Në ndeshjen e zhvilluar në Manastir, kësaj radhe viktimë e kuqezinjvë ishte skuadra e Pelisterit, që është mundur me rezultat 1:3, ndërsa përsëri dy gola ishin vepër e Ferhan Hasanit, ndërsa një e brazilianit Junior. Golin e nderit për Pelisterin e shënoi Cvetkovski.

Fitore minimale 1:0 ka shënuar Sileksi ndaj Akademija Pandev, skuadër kjo që ka shijuar disfatën e dytë, ndërsa pa fitues dhe pa gola të shënuar përfunduan ndeshjet Renova – Pobeda dhe “Skopje” – Rabotniçki. Në tabelë e vetmuar me plot 25 pikë kryeson Shkëndija, e ndjekur me 14 pikë nga Akademija Pandev, Vardari dhe Sileksi kanë nga 13, ndërsa Shkupi është në pozitën e pestë me 12 pikë. Nga nëntë pikë kanë Pelisteri dhe Pobeda, me shtatë pikë në pozitën e tetë dhe nëntë janë Rabotniçki dhe Renova, ndërsa fundi është i rezervuar për “Skopjen” me katër pikë. java e nëntë kompletohet nesër me ndeshjen derbi Vardari – Shkupi. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button