Biznes delegacion i Greqisë në Shkup në një forum ekonomik bilateral

Një delegacion i madh i biznesit grek nga sektori i agro-biznesit, ndërtimtarisë, industrisë ushqimore, të qumështit, verës, kimike dhe çelikut, sot do të marrë pjesë në një forum ekonomik bilateral në Shkup që e organizon Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), nën patronazhin e Universitetit Kolumbia nga SHBA-ja, transmeton MIA.

Delegacioni i biznesit, i kryesuar nga Kirijakos Lefakis, do të qëndrojë në Maqedoni dy ditë, me ç’rast, krahas pjesëmarrjes në forum, do të ketë edhe takim me kryetaren e LOE Daniella Arsovska, si dhe me përfaqësues të LOE. Janë planifikuar edhe vizita në disa kompani anëtare të Lidhjes së Odave Ekonomike. Në forum do të marrë pjesë edhe ministrja pa resor përgjegjëse për Investime të Huaja, Zorica Apostollska.

Forumi ekonomik bilateral i Maqedonisë dhe Greqisë mbahet si rezultat i marrëdhënieve tashmë të vendosura dhe të mira midis organizatave të të dyja vendeve. Në vitin 2015, për herë të parë nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë, LOE e nënshkroi Marrëveshjen e parë bilaterale për bashkëpunim me ç’rast u mbajt edhe biznes forumi i parë i Greqisë dhe Maqedonisë në Selanik të cilin e hapi kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris.

Sipas programit në forum, pas pjesës zyrtare do të mbahen edhe takime B2B.

Njëherësh informojnë se qëndrimi i afaristëve të Greqisë në Maqedoni do të shoqërohet edhe prej mediave kombëtare greke të cilat janë pjesë e biznes delegacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP