SHBA nuk e njeh referendumin e njëanshëm në veri të Irakut

 Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se SHBA nuk e njeh referendumin e njëanshëm të organizuar nga Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut më 25 shtator, raporton Anadolu Agency (AA).  

“SHBA-të nuk e njohin referendumin e njëanshëm të organizuar të hënën nga Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut”, tha Tillerson.

Ai theksoi se referendumi i mbajtur nuk kishte legjitimitetin e duhur.

“Votimi dhe rezultatet e votimit nuk kanë legjitimitet. Ne vazhdojmë të mbështesim një Irak të vetëm, federal, demokratik dhe të prosperuar”, tha Tillerson.

Ai bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe ndërprerjen e akuzave të ndërsjella dhe kërcënimeve në masa reciproke.

Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut, pavarësisht paralajmërimeve të shumta, mbajti referendumin e paligjshëm për pavarësi më 25 shtator.

Pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare kundërshtoi referendumin e paligjshëm, ndërsa shumë vende paralajmëruan se votimi mund të destabilizojë më tej rajonin dhe të dobësojë luftën e cila ende vazhdon kundër DEASH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button