Përsëri në derbin Vardari – Shkupi nuk ka vend për “Shvercerat”

Java e nëntë e Ligës së Parë të Maqedonisë do të sjell super derbin, kur të dielën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup do të takohen dy ekipet e qytetit të Shkupi, KF Vardari dhe FC Shkupi. Ky është një nga derbit më të vjetër të kampionatit dhe si zakonisht kjo ndeshje ka sjellë shumë interes te dy tifo grupet e skuadrave.
Ka një kohë të gjatë që ky derbi luhet vetëm me njërën palë të tifozëve, pasi që në të shumtën e rasteve nuk u është lejuar tifozëve mysafir që të udhëtojnë në stadiumin e ekipit nikoqir.

Dhe të dielën kur duhet të luhet kjo super përballje, skuadra e FC Shkupit ka marrë “e-mail” se nuk do të lejohen tifozët e tyre “Shvercerat” të jenë pjesëmarrës të ndeshjes të së dielës në arenën “Filipi i Dytë”, shkaku i arsyeve të sigurisë (në bashkëpubimme MPB-n), vendim ky i KF Vardarit.
Por nga ana tjetër udhëheqësi i tifo grupit “Shvercerat” Jusuf Ramadani në profilin e tij në Facebook ka thënë: “Nuk na lejojm qe te jemi ne tribun. Ministria e punve te mbredshme ose shkurt policia thojn qe na kan leju, po tifogrupi sllav i komitave kan dal ne protest para kryesis te tyre qe mos tna lejojn neve ne tribun. Forca SHKUPI , SHVERCETAT SHKUP 1989”, shkruan mes tjerash Ramadani në profilin e tij në “Facebook”.

a-maili i KF Vardari
a-maili i KF Vardari

Të përkujtojmë se ndeshja Vardari – Shkupi do të luhet të dielën, shkaku që Vardari dje ka luajtur në kuadër të Ligës së Evropës, ndërsa të gjitha ndeshjet tjera të javës së 9-të, do të luhen të shtunën me fillim në orën 15:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button