Dhjetëra myslimanë Rohingya mbyten në det

Rreth 60 persona besohet se kanë humbur jetën kur një anije me myslimanë Rohingya, që iknin nga dhuna në Mianmar, është mbytur pranë brigjeve të Bangladeshit, të enjten vonë, transmeton REL.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se 23 veta janë konfirmuar të vrarë, ndërsa 40 të tjerë “janë të zhdukur dhe supozohet se janë mbytur”.

Qysh në fund të gushtit, mbi gjysmë milioni Rohingya kanë ikur nga dhuna në Mianmar drejt Bangladeshit.

Dhuna në shtetin Rakhine ka nisur më 25 gusht, kur militantët Rohingya kanë sulmuar disa poste të sigurisë.

Ushtria më pas është përgjigjur me, siç është thënë, sulme brutale.

Zyrtarë të OKB-së kanë thënë se ushtria e Mianmarit po bën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP