Angjushev: ELEM nuk do të privatizohet

SHA “Elektranat e Maqedonisë” nuk do të privatizohet, ndërsa obligimi në pajtim me ligjin e ri për energjetikë dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian që të ndahet pronësia e ELEM-it dhe MEPSO-s do të zgjidhet sipas shembujve në rajon, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

“Qëndrimi im është, por edhe i Qeverisë, se privatizim të ELEM-it nuk do të ketë. Obligimin për ta ndarë pronësinë e ELEM-it dhe MEPSO-s do ta bëjmë në atë mënyrë që institucione të ndryshme në shtet do të jenë përgjegjëse për MEPSO-n dhe ELEM-in posaçërisht. Kjo është mënyra në të cilën ajo është bërë në shtetet e tjera të rajonit, saktësoi Angjushev duke u prëgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për revitalizim të TS “Dubrovo”.

Ai theksoi se nuk do të bëhet fjalë për kurfarë privatizimi të ELEM-it, e posaçërisht jo të MEPSO-s.

“Ligji për energjetikë është në fazë të përpunimit me ndihmë të Komunitetit energjetik në mënyrë që të jemi të sigurtë se do të implementohen të gjitha normat evropiane”, theksoi Angjushev.

I pyetur për koment të raportit të fundit të Entit shtetëror të statistikave sipas të cilit në gusht është vërejtur rënie prej 5,3 për qind të prodhimit industrial, Angjushev tha se duhet të bëhen analiza më të thella në mënyrë që të shihet se kujt i referohet kjo.

“Mendoj se deri në fund të vitit do të shohim rritje të ekonomisë në Republikën e Maqedonisë dhe do të fillojmë t’i implementojmë masat të cilat i paralajmëruam. Këtë pranverë pati vështirësi serioze politike të cialt dukshëm u reflektuan në ekonominë në atë periudhë, por pres në tremujorin e fundit të kemi rritje serioze të ekonomisë”, tha Angjushev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button