Grabitje në një market në Shkup

 Tre persona dje kanë kryer grabitje në KAM market në Shkup dhe fizikisht kanë sulmuar dy të punësuar.

Nëpunësit policorë dje pasdite pas telefonatës për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në “KAM market” në rrugën “Fronti Popullor” (Naroden Front) konstatuan se bëhet fjalë për një grabitje.

Tre burra të panjohur, të cilët kanë hyrë në market, kanë marrë disa artikuj ushqimorë, por pasi janë vënë re nga qendra e monitorimit, në të dalë nga marketi janë ndalura nga të punësuarit M.P (34) dhe B.K.(21) ku si pasojë këta persona edhe janë sulmuar fizikisht. Gjatë tentativës për tu larguar njëri prej tyre është ndalur. Bëhet fjalë për K.B. (19) nga Shkupi, i cili është arrestuar në stacionin e policisë Qendër, citon Ministria e Punëve të Brendshme në  buletinin e rregullt.

Ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button