Zbulohet surpriza e Elhaida Danit, sjell një histori personale në këngën e re (VIDEO)

E larguar prej dy vitesh nga muzika pop për shkak të angazhimit në musical-in Notre Dame de Paris të Riccardo Cocciante-s, i cili vazhdon të vihet në skenat botërore, këngëtarja e dashur shqiptare rikthehet me një këngë, por që është ndryshe nga gjithçka tjetër kemi dëgjuar prej saj, përcejll Revista Class.

Është kënga e parë kur ajo vjen edhe si autore e muzikës dhe tekstit, por jo vetëm kaq. Ky krijim është i veçantë edhe sepse sjell një histori personale, një përjetim të këngëtares i cili, me anë të zërit të saj emocionues me siguri do arrijë të përcillet te dëgjuesi.

“Kjo këngë është ndryshe nga ato çfarë kam sjellë deri me sot! E thjeshtë, e drejtpërdrejtë dhe personale!”, ka treguar Elhaida për Revistën Class.

“Më mbaj” është një këngë pop folk e remiksuar nga Olti Dj, ndërkohë që për muzikën Elhaida ka bashkëpunuar me kompozitorin italian, Zeno.

Kënga tregon ndjesinë që gjithsecili nga ne mund të ketë kur një histori mbaron, një dëshirë për t’u rikthyer ndoshta vetëm për një natë, një rrëfim i sinqertë dhe intim i këngëtares. Elhadia ka thënë që ky është vetëm paralajmërim i shumë gjërave të reja që po vijnë në Shqipëri dhe jashtë saj. Kënga “Ruby” në bashkëpunim me këngëtarin Durim Morina, e realizuar në bashkëpunim me producentin e Sia-s, Arthur Pringley, është duke ardhur dhe do të ndiqet edhe nga projekte të tjera, që Elhadia do i zbulojë në kohën e tyre. Tani është çasti i “Më mbaj”. Teaser-i i sotëm njofton ditën kur klipi do të publikohet, të hënën më 2 tetor.

Vargjet që ajo ka zbuluar në postimet e fundit, fakti që është një përjetim i vërtetë, që do të përcillet nga zëri i Elhaidës, që këngëtarja rikthehet pas dy vitesh, i japin kësaj kënge një vlerë vërtet të veçantë. Mezi po presim!

 

#mëmbaj Discovering the name of the song #membaj #ohpolly COURTESY OF @federico.mullner

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button