Çmimi mesatar i shitjes me pakicë i energji elektrike për amvisëritë më i ulët se vjet

Në gjashtë muajt e parë të vitit çmimi mestar me pakicë i energjisë elektrike për amvisëritë ka qenë 5,017 denarë për kilovat orë, që paraqet ulje prej 1,3 për qind në krahasim me gjysmë vjetorin e dytë në vitin 2016. Çmimi mesatar i shitjes me pakicë i gazit natyror për amvisëritë për periudhën e njëjtë arrin 31.464 denarë për metër kub normal.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatim të vlerës së shtuar për konsumatorët finalë, përveç amvisërive, lëviz prej 3.417 deri në 8.084 denarë për kilovat orë sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar, megjithatë, i gazit natyror pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët finalë, përveç amvisërive, lëviz prej 15,709 deri në 22,673 denarë për metër kub normal sipas grupeve të konsumatorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button