Filloi përgatitja e propozim-ligjit për dëshmitarë që e kërkoi PSP-ja

Ministria e Drejtësisë dje e ka filluar procedurën për përgatitjen e ndryshimeve të ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, me të cilin do t’i jepet kompetencë Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të merr pjesë në procedurën për mbrojtjen e dëshmitarëve, gjegjësisht të kërkojë dhe të propozojë mbrojtje të dëshmitarëve të caktuar kur është e nevojshme në hetim, njofton Portalb.mk.

Ky, siç mund të shihet nga informata për fillimin e procedurës, është qëllimi kryesor për ndryshimin e ligjit, sepse PSP-ja nuk figuron në vendimin aktual ligjor. Këshilli për brojtjen e dëshmitarëve tani numëron pesë anëtarë, gjegjësisht gjykatës të Gjykatës Supreme, të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, përfaqësues të MPB-së dhe udhëheqësi i repartit në MPB.

“Qëllimi i ndryshimit dhe plotësimit të ligjit është që të sigurohen kushte për zbatimin e ligjit për Prokurorinë e Ndjekjes së veprave penale që rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve dhe sigurimin e implementimit të plotë të autonomisë, gjegjësisht sigurimin e kushteve për autonomi të plotë në hulumtim dhe ndjekje të veprave penale që lidhen dhe dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve”, thuhet në informatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ata shtojnë se me këtë ndryshim ligjor do të bëhet rregullimi i shtëpisë ligjvënëse me standarde evropiane dhe ndërkombëtare.

Ndryshe, prokurorja speciale Katica Janeva nga janari i vitit të kaluar ka kërkuar ndryshime në ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve, që pas 10 muajsh, gjegjësisht në tetor, në propozimin e opozitës së atëhershme,  në Kuvend nuk u përkrahën nga shumica parlamentare e VMRO-DPMNE-së.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në fund të gushtit të këtij viti në konferencë për shtyp për reformat e zbatuara në pjesën e parë të planit “3-6-9” tha se vonon me një pjesë të masave, duke theksuar Ministrinë e Punëve të Brendshme “akoma nuk kanë filluar me përgatitjen e propozim-ligjit të ri për mbrojtje të dëshmitarëve dhe akoma nuk ka ingerenca të ndara me Ministrinë e Drejtësisë”.

Ditën e ardhshme nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes një deklarate informuan se Ministria i plotëson obligimet e planit “3-6-9” dhe se teksti i propozim-ligjit për dëshmitar është përgatitur.

Siç mund të shihet në faqen zyrtare të internetit të qeverisë “Ener” korniza kohore për përgatitjen e propozim-ligjit është nga 28 shtatori deri 31 tetor 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button