Rita Ora është e gatshme ta lansoj albumin e saj të dytë

Këngëtarja e popullarizuar, Rita Ora, shqiptare nga Kosova, e cila jeton në Londër, është e gatshme ta lansoj një album të ri, pas disa viteve të heshtjes. Ajo, po ashtu, në muajin nëntor, do të kthehet në qytetin e saj në Londër, për të qenë nikoqire e manifestimit, MTV Europe Music Awards, transmeton REL.

Këngëtarja 26 vjeçare, i tha agjencisë AFP, se do ta këndojë këngën e re nga albumi i saj i ardhshëm, për të cilën ajo ka konfirmuar se po përfundon dhe se e konsideron si çështje tejet personale.

Albumi i saj i ardhshëm, i dyti me radhë, do të paraqitet nga kompania Atlantic Records në Nju Jork.

“Ka pasur shumë frustrime, humë pikëllime dhe gëzime, derisa unë nuk kam mundur ta vë në vend të parë muzikën, gjatë disa viteve të kaluara”, tha Rita Ora.

E lindur në Kosovë, familja shqiptare e Rita Orës, lëvizi në Londër kur ajo ishte ende e vogël.

Në ceremoninë MTV Europe Music Award, Rita Ora do të jetë shqiptarja e dytë me radhë që është nikoqire.

Vitin e kaluar, nikoqire e këtij manifestimi në Roterdam, ishte këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e lindur në Nju Jork nga prindërit shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button