Ish-kryeministri i Turqisë Dautogllu do të mbajë ligjëratë në UT

Ish kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Dautogllu sot në Universitetin e Tetovës para studentëve do të mbajë ligjëratë me temë: “Ardhmëria e (ç)rregullimit kombëtar dhe global: Populizmi përjashtues kundrejt qeverisjes globale gjithëpërfshirëse”.

Dautogllu i cili është edhe Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës, siç njofton Zyra për Informim e USHT-së, do të realizojë takim pune edhe me drejtuesit e Universitetit.

Vizita e Dautogllu në UT, shtohet në kumtesë, rikonfirmon edhe njëherë bashkëpunimin e shkëlqyer që UT e ka me universitete të njohura ndërkombëtare, veçanërisht me universitete prestigjioze nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button