Fejsbuk ka larguar dhjetëra mijëra profile të rreme para zgjedhjeve në Gjermani

Rrjeti social Fejsbuk, disa javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, të cilat u mbajtën më 24 shtator, largoi dhjetëra mijëra profile të rreme të regjistruara në Republikën Federale, deklaroi zëdhënësi i Fejsbuk-ut, Riçard Alen.

“Pas raporteve për përzierje të huaj në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe në Francë, bashkëpunuam me autoritetet gjermane për disa iniciativa për luftë kundër dezinformimeve për ta bërë Fejsbuk-un mjedis më të sigurt për përfshirje natyrore të qytetarëve në jetën shoqërore”, tha Alen.

Që të pengohet keqpërdorimi i platformës, ai theksoi se kanë filluar iniciativë të re për largimin e profileve të rreme për aktivitete të dyshimta.

Paraprakisht, themeluesi i Fejsbuk-ut, Mark Cukerberg deklaroi se nuk ka kurrfarë gjurmësh nga përzierja në rezultatet në zgjedhjet në Gjermani përmes rrjetit social.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP