Është shtyrë seanca e parë për rastin “Transporter”

Seanca e parë për rastin “Transporter”, në të cilën i dyshuar i parë është kryetari i Komunës së Manastirit sot është shtyrë për shkak mungesës së njërës nga të akuzuarit. Siç deklaroi mbrojta, e akuzuara Jasmina Mikiq-Desanovska ka pasur aksident rrugor gjatë udhëtimit për në Shkup që e ka penguar të vijë në Gjykatë. Ndërsa të gjithë 20 të tjerët ishin të pranishëm në Gjykatë, njofton Portalb.mk.

Pas shtyrjes së seancës Taleski theksoi se akuza ndaj tij është proces i montuar politik.

“Strumica dhe Kumanova kanë udhëtim më të shtrenjtë të nxënësve. Kjo akuzë kundër meje është politike. Procedurën do ta çojmë deri në fund dhe do të dëshmojmë se në punën tonë nuk ka krim. Nëse kemi gabuar ne atëherë ka gabuar gjithë Maqedonia”, deklaroi Taleski.

Ndryshe, kryetari i Komunës Taleski së bashku me 22 persona të tjerë dyshohen se përmes tenderëve të korruptuar të udhëtimit shkollor kanë marrë 360.000 euro para të popullit.

Në lëndë përveç Taleskit janë të dyshuar edhe të punësuarit në Komunë, drejtorë të shkollave të Manastiri dhe drejtor të kompanive. Kryetari i Komunës së Manastirit gjatë hetimit ka kaluar tre muaj në arrest shtëpiak, por me ankesën deri te Gjykata e Apelit u lirua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button