Të rinjt e Shkëndijës e nisin me humbje aventurën evropiane

Shkëndija U 19 ka debutuar me humbje në UEFA Youth League, version i Ligës së Kampionëve për futbollistët e moshës nën 19-të vjeçare. “Kuqezinjtë” zhvilluan një pjesë të parë të mirë kur kishin disa mundësi shënimi, mirëpo pa mundur të gjejnë rrjetën e skuadrës sllovake.

Në pjesën e dytë Nitra u shfaq më dominuese, duke krijuar disa mundësi të mira shënimi. Shkëndijën e mbante në lojë portieri Artan Iljazi me disa pritje të sigurta, mirëpo nuk mundi të bëjë asgjë në minutën e 49-të kur Kosa ishte i saktë me kokë, duke u dhënë vendasve epërsi 1:0 që në fund u tregua të jetë rezultati final i takimit.

Edhe pse të mundur, shpresat e Shkëndijës do të kenë mundësi për të përmbysur këtë rezultat kur më 17 tetor në Shkup zhvillojnë ndeshjen e kthimit përballë Nitra-s./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button