Do shokoheni kur të mësoni sa orë shpenzoi Hillary Clinton për grimin dhe flokët gjatë fushatës

Ajo i humbi zgjedhjet për t’u bërë presidentja e parë grua në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por gjithsesi, jeta për Hillary Cliton vazhdon edhe pas dështimit që pësoi në përballjen e saj me Donald Trump.

Gjithsesi, gjatë fushatës presidenciale, Hillary i kushtoi një vëmendje të madhe paraqitjes së saj të jashtme. Ajo kishte një rutinë bukurie çdo ditë, pasi në rast se dilte pa grim, kjo gjë përbënte lajm për mediat.

Clinton pasi ka kaluar çdo gjë tashmë, ka llogaritur me vete sa orë ka shpenzuar për paraqitjen e saj të jashtme.

“Nuk e kisha kuptuar asnjëherë sa shumë përpiqej një grua për t’u dukur mirë në sytë e publikut. Një herë llogarita orët që kisha shpenzuar për të bërë gati flokët dhe grimit, gjatë fushatës, dhe u shokova kur pashë rezultatin. Unë kisha shpenzuar 600 orë, ose 25 ditë për këtë gjë. U shokova, kontrollova dy herë llogaritjet ”,-ka treguar Clinton.

Ajo pendohet tashmë për orët e humbura, ndërkohë që mund të kishte bërë diçka më produktive. Një studim i kryer së fundmi, ka treguar se një grua shpenzon 355 orë, ose 2 javë në vit për t’u kujdesur për paraqitjen e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button