ELEM çdo ditë do të publikojë të dhëna për nivelin e Liqenit të Ohrit

SHA “Elektranat e Maqedonisë” në drejtim të sigurimit të transparencës më të madhe në punë, në ueb faqen e tyre kanë filluar t’i publikojnë të dhënat për nivelin e Liqenit të Ohrit, informojnë nga kompania.

Vizitorët e faqes korporative të SHA ELEM, shtojnë se në linkun http://www.elem.com.mk/?p=6755 do të kenë mundësi çdo ditë ta ndjekin nivelin e liqenit, ndërsa krahas gjendjes momentale, janë vendosur edhe të dhëna për kuotën minimale dhe maksimale.

Të dhënat e publikuara janë sipas matjeve të kompanisë, që SHA ELEM – Filiali HEC Drini i Zi i bënë me matëse të nivelit të ujit në afërsi të bregut në Strugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button